Biden: Do të përgjigjemi shpejt nëse rusët aneksojnë territoret ukrainase

Amerika

Biden: Do të përgjigjemi shpejt nëse rusët aneksojnë territoret ukrainase

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 09:57
Joe Biden

Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët dhe partnerët perëndimor për të ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë nëse ajo anekson territore në Ukrainë.

Kështu ka paralajmëruar presidenti amerikan, Joe Biden përmes një deklaratë të lëshuar për media gjatë mbrëmjes së kaluar, raporton skynews.

“Referendumet ruse janë një mashtrim, një pretekst i rremë për të tentuar të anekson me forcë pjesë të territorit ukrainas”, tha presidenti ai.

I pari shtetit amerikan kujtojmë se deri më tani ka prezantuar disa paketa sanksionesh ekonomike dhe financiare kundër regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Kujtojmë se separatistët pro-rusë janë duke organizuar referendume për t’iu bashkuar shtetit rus, të cilat votime nuk po i njeh bota perëndimore.

Ndryshe, Putin ka kërkuar mobilizmin e 300 mijë ushtarëve rezervë pas humbjeve të njëpasnjshme në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat