Meterologët lëshojnë paralajmërimin për qytetarët: Ky shtet të përgatitet për “ngjarje ekstreme”

Amerika

Meterologët lëshojnë paralajmërimin për qytetarët: Ky shtet të përgatitet për “ngjarje ekstreme”

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:04
Uragani Fiona po shkon drejt veriut pasi goditi Bermudan

Banorët në Kanada janë paralajmëruar nga zyrtarët që të përgatiten ndërsa Uragani Fiona po shkon drejt veriut pasi goditi Bermudan, shkruan BBC.

Qendra Kanadeze e Uraganeve paralajmëroi se Fiona, që pritet të arrijë në brigjet e Kanadasë deri të shtunën në mëngjes, mund të jetë “një ngjarje historike, ekstreme”. Autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Të paktën tetë persona kanë vdekur vdekur deri tani në Karaibe Parashikuesit kanadezë thanë se erërat maksimale të uraganit Fiona,  – tani një stuhi e kategorisë së tretë ishin deri 195 km/h.

Paralajmërimet për stuhitë tropikale janë lëshuar për provincat e Atlantikut të Nova Scotia, Prince Edëard Island, Neëfoundland dhe Neë Brunsëick, si dhe në pjesë të Quebec.

Uraganët e fortë në Kanada janë të rralla, pasi stuhitë humbasin energjinë e tyre pasi godasin ujërat më të ftohta në veri dhe bëhen post-tropikale. Por presioni në rajon parashikohet të jetë historikisht i ulët pasi uragani Fiona të godasët duke i hapur rrugën një stuhie më të fortë.

Nova Scotia u godit për herë të fundit nga një ciklon tropikal në vitin 2003 me uraganin Juan, një stuhi e kategorisë së dytë duke shkaktuar dy viktima. Meteorologu Bob Robichaud paralajmëroi të premten pasdite se Fiona do të jetë më e fortë se uragani Dorian i vitit 2019, i cili gjithashtu arriti në brigjet e Nova Scotia.

“Me siguri do të jetë një ngjarje historike, ekstreme për Atlantikun e Kanadasë,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat