Një milion njerëz mbesin pa rrymë në Floridë

Amerika

Një milion njerëz mbesin pa rrymë në Floridë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Mbi një milion banorë të Floridës janë aktualisht pa energji elektrike.

Deri tani, rreth 1,079,004 banorë dhe biznese të Floridës nuk kanë energji, sipas faqes së internetit, PowerOutages.us.

Në katër nga qarqet e prekura të Floridës, mbi 60 për qind e klientëve kanë mbetur pa rrymë.

Zyrtarët kanë paralajmëruar për ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të linjave të rrëzuara të energjisë dhe kanë bërë kujdes se ndërprerjet do të vazhdojnë derisa të fillojnë operacionet e rikuperimit pasi të kalojë uragani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat