Trudeau njoftoi se do të ndajnë 300 milionë dollarë për Kanadanë lindore, që u godit nga stuhia

Amerika

Trudeau njoftoi se do të ndajnë 300 milionë dollarë për Kanadanë lindore, që u godit nga stuhia

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 17:50
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, bëri të ditur se një fond prej 300 milionë dollarësh kanadezë është ndarë për të ndihmuar rajonet lindore të Kanadasë.

Kjo për t’u rikuperuar nga dëmet e shkaktuara nga stuhia e fuqishme Fiona që e goditi këtë pjesë, në fund të muajit të kaluar.

“Ky financim do të mbështesë projektet për riparimin dhe rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga stuhia, kjo do të ndihmojë bizneset dhe komunitetet lokale të rindërtohen,” u tha Trudeau gazetarëve në Dartmouth, të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat