Ekzekutimi brutal në Miami, para qindra turistëve e qëlloi me breshëri plumbash – policia arreston sulmuesin

Amerika

Ekzekutimi brutal në Miami, para qindra turistëve e qëlloi me breshëri plumbash – policia arreston sulmuesin

Më: 20 mars 2023 Në ora: 19:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Kamerat e sigurisë në Miami, SHBA, ka kapur momentin e një ekzekutimi të tmerrshëm para qindra kalimtarëve të rastit – në zonën që konsiderohet si parajsë e turistëve të shumtë.

Videoja shfaq turmën e pushuesve duke ecur nën ombrella rreth orës 3 të mëngjesit, kur një person me revole në dorë fillon të shtie mbi një person tjetër.

Turistët e tmerruar shihen duke mbuluar kokat e tyre, dhe duke vrapuar në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.

Në anën tjetër, viktima e këtij sulmi shihet duke u rrëzuar në tokë dhe sulmues që vazhdon të shtie mbi të.

Pas kësaj sulmuesi largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia në Miami ka arritur të identifikojë të dyshuarin që njihet si Dontavious Leonard Pol, 24-vjeç nga Fort Lauderdale.

Polk është kapur të shtunën dhe po akuzohet për vrasje të shkallës së parë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij sulmi vdekjeprurës. 

Pamjet mund ti shikoni ketu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat