Pamje dramatike, oficeri amerikan hipi në makinën e një personi që po përpiqej të ikte nga policia – i kërkoi menjëherë të ndalonte

Amerika

Pamje dramatike, oficeri amerikan hipi në makinën e një personi që po përpiqej të ikte nga policia – i kërkoi menjëherë të ndalonte

Më: 19 maj 2023 Në ora: 19:47
Oficer amerikan

Një oficer amerikan bëri një veprim të jashtëzakonshëm kur një burrë që kishte një urdhër arresti u përpoq të ikte nga policia.

Gjithçka ndodhi kur policia po kryente një kontroll trafiku rutinor, dhe burri Dennis Guider që ishte fillimisht si pasagjer në automjet, u njoftua nga oficeri Patrick McCarty që ishte lëshuar një urdhër arresti për të në Illinois.

Shoferi doli nga automjeti ndërsa Guider u ul në ulësen e tij dhe kështu nisi ta voziste makinën. Oficeri i policisë së Iowa-s McCarty nxori armën e tij.

Makina vazhdoi të ecte përpara. Oficerët i thanë atij të ndalonte. Më pas McCarty hipi në makinë dhe po i bërtiste gjatë gjithë kohës që të frenonte dhe të ndalonte menjëherë makinën derisa ia kishte drejtuar edhe armën.

Ndjekja e tij së bashku me një njësi të policisë zgjati një minutë kur Guider humbi kontrollin e makinës dhe oficeri ra në tokë dhe theu shpinën.

Guider u deklarua fajtor po pretendoi se ishte i frikësuar kur iu drejtua arma.

Ngjarja kishte ndodhur më 5 mars të vitit 2021, por pamjet janë publikuar tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat