Vdes në qeli Unabomber, personi që vrau tre të tjerë duke ua dërguar bombën me postë

Amerika

Vdes në qeli Unabomber, personi që vrau tre të tjerë duke ua dërguar bombën me postë

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 20:34
Ted Kaczynski

Ted Kaczynski, terroristi i dënuar i njohur si Unabomber, u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut të shtunën në mëngjes, sipas një zëdhënësi të Byrosë Federale të Burgjeve. Ai ishte 81.

Terroristi Ted Kaczynski, i njohur si Unabomber, është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut këtë të shtunë, bëri të ditur Byroja Federale e Burgjeve të ShBA-së.

Ai kaloi gati 20 vjet pa u arrestuar, ku në mes viteve 1978 dhe 19995, Unabomber, dërgoi me postë 16 bomba që vranë tre persona dhe plagosën 22 të tjerë.

Përpara se të identifikohej, Unabomber kërkoi që gazetat amerikane ta botonin një dorëshkrim, duke thënë se vrasjet do të vazhdonin ndryshe.

Shkrimin e tij prej 35 mijë fjalësh u botuan në Neë York Time dhe Ëashington Post, me rekomandim të Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA-së dhe drejtorit të FBI-së.

Personi që dyshoi e para u shfaqen tek kunata e tij, Linda Patrik, e cila pasi lexoi dorëshkrimet e Unabomber, njohu shkrimin e tij.

Patrik tha se shkrimet e Unabomber i njohi nga letrat që burri i saj, David Kaczynski, kishte marrë nga vëllai – Unabomber.

Familja përfundimisht vendosi të kontaktojë FBI-në dhe më 3 prill 1995, një ekip SËAT prej 9 personash e kapi Kaczynski në kabinën e tij në Montana.

Aty u gjet një bombë dhe një numër i madh i komponentëve për bomba, tha FBI. Po ashtu, në kabinën e tij u gjetën edhe rreth 40 mijë faqe revistash të shkruara që përfshinin eksperimente të prodhimit të bombave.

Emri Unabomber u frymëzua nga emri i rastit UNABOM, i cili rrjedh nga objektivat e Universitetit dhe Bombimit të linjës ajrore, ka bërë të ditur FBI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat