Një incident i ri me të shtëna ka ndodhur herët pasdite të së premtes (me orën lokale) në SHBA, konkretisht në shkollën Joppatowne në Maryland.
Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe sipas CBS brenda shkollës ka pasur një përleshje me përdorimin e armës.
Shkolla është evakuuar pas incidentit.
U njoftuan edhe prindërit për të marrë nxënësit, ndërsa siç duket nga videot që qarkullojnë ata shihen duke vrapuar, ndërsa policia arrin në vendin e ngjarjes.