Babai i një djali 11-vjeçar, i cili humbi jetën vitin e kaluar kur një furgon i drejtuar nga një emigrant nga Haiti u përplas me autobusin e tij të shkollës, i ka kërkuar Donald Trumpit dhe JD Vance që të ndalojnë së përdoruri emrin e djalit të tij për “përfitim politik”.
Gjatë një takimi të komisionit të qytetit të martën në Springfield, Ohio, Nathan Clark, babai i Aiden Clark, iu drejtua forumit së bashku me gruan e tij, Danielle.
Duke folur në takim, Clark tha: “Uroj që djali im, Aiden Clark, të vritej nga një burrë i bardhë 60-vjeçar. Vë bast se nuk e kishit menduar kurrë se dikush do të thoshte diçka kaq të prerë, por nëse ai burrë do të vriste djalin tim 11-vjeçar, grupi i njerëzve që shpërndajnë urrejtje do të na linin të qetë”, raporton Springfield News-Sun.
Clark vazhdoi duke renditur politikanë përfshirë Trump dhe Vance, të cilët ai tha se kanë përdorur emrin e djalit të tij për “përfitim politik”.
“Bernie Moreno [kandidati republikan për senatin e Ohios], Chip Roy [përfaqësuesi republikan i Teksasit], JD Vance dhe Donald Trump … kanë përmendur emrin e djalit tim dhe kanë përdorur vdekjen e tij për përfitime politike. Kjo duhet të ndalet tani. Ata mund të vjellin gjithë urrejtjen që duan për emigrantët e paligjshëm, krizën kufitare dhe madje edhe pretendimet e pavërteta për kafshët shtëpiake që hahen nga anëtarët e komunitetit. Megjithatë, ata nuk lejohen dhe as nuk janë lejuar ndonjëherë të përmendin Aiden Clark nga Springfield, Ohio”, tha Clark.
“Do t’i dëgjoj edhe një herë ata për të kërkuar falje. Për të sqaruar gjwrat, djalin tim, Aiden Clark, nuk e vranë. Ai humbi jetën aksidentalisht nga një emigrant nga Haiti. Kjo tragjedi ka qenë në të gjithë këtë komunitet, shtet dhe madje edhe komb. Por mos e ktheni këtë drejt urrejtjes”, vazhdoi ai.