New York City : Gjashtë persona thuhet se humbën jetën pasi një helikopter i një axhensie turistike, që besohet se po transportonte një familje turistësh (pesë anëtarshe) nga Spanja, u rrëzua mbi lumin Hudson të enjten pasdite.
Rrëzimi i helikopterit u raportua në kohë rekord nga media sociale pak para orës 15:30. të pasdites dhe shihej qartë se aksidenti kishte ndodhur më afër anës së Jersey City të Hudson.
FAA beson se helikopteri duket se është ngritur nga heliporti në qendër të Manhattanit në orën 14:59. Ai doli nga radari në orën 15:25.
Sipas sistetmit të informacionit të policisë thuhet se përveç familjes prej pesë anëtarësh (dy të rritur dhe tre fëmijë) është edhe piloti, pra helikopter në bord, me gjithsej gjashtë persona. Asnjëri i mbijetuar.
Rreth orës 4:54 PM , 60 minuta pas aksidentit tragjik, polumbarët u tha se nxorrën nga uji personin gjashtë.
Administrata Federale e Aviacionit tha se së bashku me policinë portuale NJ/NY, po heton aksidentin.
Në ndërkohë që një prezencë e shtuar policisë së Nju Jorkut, u tha se e ndaloi trafikun në Manhatanin e poshtëm në autostradën West Side poshtë Rrugës Houston.
Vendi i përplasjes duket të jetë përgjatë anës perëndimore të lumit Hudson, që kufizohet me Hoboken, Nju Xhersi, pohojë policia.
FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë rrëzimin e helikopterit Bell 206 në lumin Hudson, tha FAA në një deklaratë për medien.
Dy zyrtarë thanë se, në këtë fazë të hershme të hetimit, duket se ka qenë një helikopter turistik, por ata ende po e kontrollojnë atë informacion.
Të paktën 32 njerëz kanë vdekur në përplasjet me helikopterë në NYC që nga viti 1977 . Së fundmi në vitin 2019 ishte aksidenti kur një helikopter i përdorur për udhëtime ekzekutive goditi çatinë e rrokaqiellit të Manhattan në hapësirën ajrore të kufizuar dhe piloti mbeti i vdekur.