Tragjedia e dytë në dy 48 orë/ Bie avioni në Illinois, vdesin pasagjerët në bord

Amerika

Tragjedia e dytë në dy 48 orë/ Bie avioni në Illinois, vdesin pasagjerët në bord

Më: 21 prill 2025 Në ora: 00:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër persona humbën jetën në mëngjesin e sotëm pasi një avion i vogël u rrëzua në Illinois, SHBA. Sipas autoriteteve amerikane, avioni ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin, dhe u rrëzua rreth orës 10:15 (me orën lokale).

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit mori përsipër hetimin për shkaqet e aksidentit, duke e identifikuar avionin si model Cessna C180G.

Pas aksidentit, rrugët në zonë u mbyllën dhe guvernatori i shtetit, J.B. Pritzker, u bëri thirrje qytetarëve që të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve.

Tragjedia në Illinois erdhi vetëm një ditë pas një tjetër përplasjeje avioni, kur një avion u rrëzua në lumin Nebraska të premten mbrëma, duke vrarë të tre personat në bord.

Brenda të njëjtit muaj, një aeroplan privat u rrëzua në Nju Jork ndërsa po përpiqej të ulej, pa të mbijetuar. Më herët, tre persona humbën jetën në një aksident avioni në zonën e Boca Raton të Floridës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat