Pas Brazilit edhe Argjentina shpall shtatë ditë zie për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

Amerika

Pas Brazilit edhe Argjentina shpall shtatë ditë zie për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

Më: 21 prill 2025 Në ora: 18:03
Papa Françesku

Papa Françesku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe të Kishës. dashuri, veçanërisht për më të varfërit dhe më të margjinalizuarit.

Trupi do të transferohet në bazilikën më 23 prill, tha drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, i cili gjithashtu komunikoi se Jubileu ‘mbetet i hapur’.

Ndërkohë, qeveria argjentinase është gati të shpallë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut, argjentinasi i parë që drejton Kishën Katolike.

Zëdhënësi presidencial, Manuel Adorni, shkroi këtë në X:

‘Papa Françesku, Jorge Bergoglio, ka ndërruar jetë. Udhëheqësi shpirtëror dhe udhërrëfyes i miliona burrave dhe grave.

Presidenti i kombit do të dekretojë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Atit të Shenjtë’, tha zëdhënësi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat