Një kandidate për kryetar bashkie në Meksikë është qëlluar për vdekje gjatë një transmetimi të drejtpwrdrejtw nga persona të dyshuar si të armatosur të kartelit – duke u bërë politikania e dytë që vritet në këtë shtet përpara zgjedhjeve të 1 qershorit.
Yesenia Lara Gutiérrez e partisë qeverisëse Morena u qëllua për vdekje ndërsa po përshëndeste mbështetësit në qytetin e vogël të Texistepec në shtetin bregdetar të Gjirit të Veracruz të dielën, ku ajo po kandidonte për zgjedhje.
Një transmetim i drejtpërdrejtë në Facebook tregon Gutiérrez duke përshëndetur banorët e qytetit me 20,000 banorë, të rrethuar nga mbështetës.
Ndërsa ajo ecën nëpër turmën që buzëqesh dhe këndon, papritur dëgjohen të shtëna nga kamera, transmeton Telegrafi.
Në video dëgjohen rreth 20 të shtëna me armë zjarri, e cila ishte ende në faqen e Facebook-ut të Gutiérrez deri ditën tjetër.
Vajza e Gutiérrez u vra gjithashtu në të shtënat së bashku me dy të tjerë, ndërsa tre të tjerë u plagosën, tha të hënën guvernatorja e Veracruz, Rocío Nahle García, gjithashtu nga partia Morena e presidentes meksikane Claudia Sheinbaum.
Presidentja Sheinbaum tha gjatë një konference për shtyp të hënën në mëngjes, se nuk është dhënë asnjë informacion mbi motivin e sulmit.
Ajo shtoi se zyrtarëve të shtetit të Veracruz u është ofruar mbështetje federale, përfshirë kontaktin me zyrën e prokurorit të përgjithshëm të shtetit.
“Ne po koordinohemi, veçanërisht me Sekretarin e Sigurisë, dhe me të gjithë mbështetjen e nevojshme gjatë kësaj periudhe zgjedhore nga Veracruz dhe Durango”, tha ajo.
Sulmet ndaj politikanëve dhe kandidatëve politikë, janë për fat të keq shumë të zakonshme në Meksikë gjatë cikleve zgjedhore.
Një rekord prej 661 sulmesh ndaj njerëzve dhe objekteve të lidhura me politikën u raportuan vitin e kaluar në vend, sipas organizatës së të drejtave të njeriut Data Cívica.