2 të vdekur e 19 të plagosur pasi një anije meksikane u përplas me urën e Bruklinit

Amerika

2 të vdekur e 19 të plagosur pasi një anije meksikane u përplas me urën e Bruklinit

Më: 18 maj 2025 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje kritike, pasi një anije stërvitore e marinës meksikane u përplas në Urën e Bruklinit në New York City, tha këtë mëngjes kryebashkiaku Eric Adams.

Adams tha në Platformën “X” se tre nga direkët e anijes u dëmtuan mbrëmë kur anija goditi urën për shkak të një defekti mekanik, raportoi NBC.

Zhytësit po hetojnë zonën përreth urës si masë paraprake, thanë më parë tre burime policore.

Komisioneri i Transportit të Qytetit të Nju Jorkut, Idanis Rodriguez, tha se kreu i departamentit të urës ishte në vendngjarje dhe një vlerësim paraprak arriti në përfundimin se nuk kishte shenja të dëmeve të mëdha.

Adams tha se ura është e hapur për trafik.

Anija, me 277 persona në bord, u nis për në Islandë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat