Rubio: Hyrja e dronëve rusë në Poloni e papranueshme

Amerika

Rubio: Hyrja e dronëve rusë në Poloni e papranueshme

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 23:58
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, të shtunën tha se hyrja e dronëve rusë në hapësirën ajrore polake këtë javë ishte e papranueshme, por se ende nuk ishte e qartë nëse Rusia i kishte dërguar qëllimisht dronët në territorin polak.

"Ne mendojmë se është një zhvillim i papranueshëm, i pafat dhe i rrezikshëm", u tha Rubio gazetarëve para se të nisej për një udhëtim në Izrael dhe Britani.

NATO njoftoi të premten planet për të forcuar mbrojtjen e krahut lindor të Evropës.

Kjo ndodhi pasi Polonia rrëzoi dronë që kishin shkelur hapësirën e saj ajrore, duke qenë kështu hera e parë që një anëtar i aleancës perëndimore qëllon gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat