Trump do të takohet me presidentin kolumbian

Amerika

Trump do të takohet me presidentin kolumbian

Më: 8 janar 2026 Në ora: 17:04
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se kishte folur në telefon me Presidentin kolumbian Gustavo Petro pas kërcënimeve të fundit kundër Kolumbisë, duke shtuar se të dy udhëheqësit do të takohen në Shtëpinë e Bardhë “në të ardhmen e afërt”.

Petro telefonoi për të shpjeguar “situatën e drogës dhe mosmarrëveshjet e tjera”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social duke thënë se “e vlerësoi thirrjen dhe tonin e tij” dhe mezi priste të mikpriste Petron në Uashington, megjithëse nuk dha detaje.

Petro konfirmoi se kishte folur me Trump për rreth një orë.

“Pa dialog ka luftë”, u tha ai demonstruesve në një tubim në mbështetje të sovranitetit të vendit të tij, duke shtuar se Kolumbia tani mund të flinte e qetë.

Në bisedën e tij të parë me presidentin e SHBA-së, Petro tha se diskutoi për Venezuelën dhe trafikun e drogës.

”Paqja në Venezuelë do të thoshte edhe paqe në Kolumbi”, tha ai.

Trump kishte bërë komente të ashpra për Kolumbinë ditë më parë, pas një operacioni ushtarak amerikan në Venezuelë që çoi në kapjen e udhëheqësit venezuelian Nicolás Maduro.

Duke folur me gazetarët, Trump e përshkroi Kolumbinë si “shumë të sëmurë” dhe tha se drejtohej nga një “njeri i sëmurë që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë në Shtetet e Bashkuara”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat