Peter Mandelson i thirrur për t’u dëshmuar para Kongresit për lidhjet me Jeffrey Epstein

Amerika

Peter Mandelson i thirrur për t’u dëshmuar para Kongresit për lidhjet me Jeffrey Epstein

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 19:50
Ish ministri dhe ish ambasadori britanik në SHBA, Peter Mandelson

Ish ministri dhe ish ambasadori britanik në SHBA, Peter Mandelson është thirrur për të dëshmuar para Kongresit amerikan në lidhje me marrëdhënien e tij me financierin e dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein.

Dy anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Suhas Subramanyam dhe Robert Garcia i kanë shkruar ish-ambasadorit amerikan, duke i kërkuar atij t’u përgjigjet pyetjeve nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës, si pjesë e hetimeve të vazhdueshme ndaj Epstein.

“Ndërsa nuk shërbeni më si ambasador britanik në Shtetet e Bashkuara dhe keni dhënë dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve, është e qartë se keni pasur lidhje të gjera shoqërore dhe biznesi me Jeffrey Epstein dhe keni informacione kritike që lidhen me hetimin tonë të operacioneve të Epstein.

Duke pasur parasysh akuzat e tmerrshme në lidhje me sjelljen e Epstein, ju kërkojmë që të jeni të disponueshëm për një intervistë të transkriptuar me stafin e Komitetit në lidhje me krimet e Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij.”, thuhet në shkresë.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve theksuan se Mandelson është shfaqur vazhdimisht në 3.5 milion dosjet që lidhen me Epstein, të cilat janë publikuar nga SHBA-të.

Mandelson shërbeu si ambasador i SHBA-së midis shkurtit dhe shtatorit të vitit të kaluar, përpara se të shkarkohej nga kryeministri britanik Keir Starmer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat