Trump thotë se pothuajse "gjithçka është rrënuar" në Iran

Amerika

Trump thotë se pothuajse "gjithçka është rrënuar" në Iran

Më: 3 mars 2026 Në ora: 18:24
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran.

Ai thekson se Irani tani nuk ka më marinë, as forcë ajrore apo kapacitete për të zbuluar sulmet ajrore.

“Pothuajse gjithçka është shkatërruar,” theksoi Trump duke folur në një konferencë për media me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.

Trump foli edhe për marrëdhëniet e tij me Gjermaninë, për të cilën tha se ka një “afërsi të madhe” me SHBA-në.

Ai shtoi se të dyja palët do të diskutojnë gjithashtu për marrëveshje tregtare. / REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat