Shtëpia e Bardhë: Spanja ra dakord, do bashkëpunojë me ushtrinë amerikane!

Amerika

Shtëpia e Bardhë: Spanja ra dakord, do bashkëpunojë me ushtrinë amerikane!

Më: 4 mars 2026 Në ora: 20:53
Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka dalë me një deklaratë për mediat, me fokus konfliktin në Lindjen e Mesme.

Karoline Leavitt, deklaroi se regjimi iranian është shtypur duke theksuar e ka qenë sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit në botë.

“Udhëheqësit e mëparshëm kanë qenë shumë të dobët dhe joefektivë për t’u përballur me këtë kërcënim”, thotë ajo, duke shtuar se Trump tregoi se është njeri i veprimit. Gjithashtu ripërsëriti deklaratat e Trump se i ka dhënë fund 8 luftërave.

Më tej konfirmoi se Spanja ka rënë dakord të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane, shkruan ‘skynews’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat