Një amerikan po kalonte pranë vendit të aksidentit, agjentët e imigracionit e vranë në Texas

Amerika

Një amerikan po kalonte pranë vendit të aksidentit, agjentët e imigracionit e vranë në Texas

Më: 7 mars 2026 Në ora: 14:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një agjent i Shërbimit për Doganën dhe Imigracionin (ICE) kishte qëlluar për vdekje 23-vjeçarin Ruben Ray Martinez.

Autoritetet vitin e kaluar thanë se përdorën armën “në vetëmbrojtje”, pasi sipas tyre Martinez kishte shpejtuar drejt agjentit, shkruan bbc.

Megjithatë, një video e re nga kamera e policisë sfidon këtë version: vetura e Martinez duket se po lëvizte ngadalë dhe dritat e frenimit ishin ndezur, duke mos dhënë shenja të një rreziku të menjëhershëm.

Avokatët e familjes thonë se vrasja ishte e parakohshme dhe se Martinez nuk goditi askënd.

Një jurie e madhe në Teksas refuzoi të ngrejë akuza ndaj agjentit që qëlloi, ndërsa familja kërkon ndryshime në praktikat e agjencive të zbatimit të ligjit.

Ky incident ka ngjallur debate mbi përdorimin e forcës nga agjentët e ICE, duke u shtuar një valë shqetësimesh pas disa rasteve të ngjashme në SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat