SHBA paralajmëron Iranin: Sot është dita më intensive e sulmeve që nga nisja e ndërhyrjes ushtarake

Amerika

SHBA paralajmëron Iranin: Sot është dita më intensive e sulmeve që nga nisja e ndërhyrjes ushtarake

Më: 10 mars 2026 Në ora: 13:40
Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth

Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, paralajmëroi Iranin se sot do të jetë dita më intensive e sulmeve që nga nisja e ndërhyrjes ushtarake.

Hegseth bëri të ditur se objektivat e këtij operacioni mbeten të njëjta: Shkatërrimi i rezervave të raketave, lançuesve dhe bazës industriale të mbrojtjes të Iranit; Shkatërrimi i marinës iraniane, si dhe pengimi i përhershëm i zhvillimit të armëve bërthamore

“Ne e shkatërrojmë armikun brenda afatit tonë kohor dhe sipas zgjedhjes tonë,” deklaroi Hegseth, duke shtuar se do të përdoren më shumë avionë luftarakë, bombardues dhe sulme të koordinuara me inteligjencë më të rafinuar se kurrë.

Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit, Irani ka qëlluar numrin më të ulët të raketave që nga fillimi i konfliktit, një tregues i presionit që po i ushtrohet forcave iraniane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat