Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt!

Amerika

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt!

Më: 11 mars 2026 Në ora: 18:24
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, premtoi “siguri të madhe” për anijet cisternë të naftës që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Teherani shtrëngoi kontrollin e tij mbi kalimin detar jetësor mes luftës SHBA-Izrael me Teheranin.

“Mendoj se do të shihni siguri të shkëlqyer dhe do të ndodhë shumë, shumë shpejt”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet se si do ta siguronte sigurinë në rrugën ujore vendimtare për tregtinë globale të naftës.

Ngushtica e Hormuzit është përfshirë nga tensione të shumta prej nisjes së luftimeve mes SHBA-ve e Izraelit me Iranin.

Me këtë të fundit që ka paralajmëruar shtrëngim të masave për kalimin e anijeve cisternë, duke ndikuar edhe në çmimet e karburanteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat