Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Amerika

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Më: 11 prill 2026 Në ora: 09:20
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “plotësisht dhe shumë shpejt”, me ose pa bashkëpunimin e Iranit.

Duke folur përpara gazetarëve Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të rikthejnë lirinë e lundrimit në këtë rrugë detare kyçe për tregtinë globale.

“Ne do ta hapim Gjirin – ose ngushticën, siç e quajnë ata – me ta ose pa ta,” deklaroi ai, duke iu referuar autoriteteve iraniane.

Ai shtoi se situata do të zgjidhet në një kohë shumë të shkurtër: “Do të ndodhë shumë shpejt; nëse jo, do ta përfundojmë në një mënyrë ose në një tjetër.”

Sipas Trump, presioni ekonomik ndaj Iranit do ta detyrojë këtë të fundit të tërhiqet nga kufizimet e vendosura mbi kalimin detar. “Ngushtica do të hapet automatikisht, sepse Irani nuk do të fitojë para ndryshe,” theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat