​Tragjedi në Kaliforni, vetura godet këmbësorët, tre të vdekur dhe disa të lënduar

Amerika

​Tragjedi në Kaliforni, vetura godet këmbësorët, tre të vdekur dhe disa të lënduar

Më: 17 maj 2026 Në ora: 17:06
Ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar në Oakland, Kaliforni, ku një automjet ka përplasur disa këmbësorë dhe makina pranë një kryqëzimi, duke shkaktuar tre viktima dhe disa të plagosur.

Sipas zjarrfikësve lokalë, ngjarja ndodhi rreth orës 08:15 të mëngjesit sipas kohës sonë.

Nga përplasja humbën jetën tre persona, ndërsa të plagosur mbetën disa të tjerë, mes tyre edhe shoferi i mjetit.

Autoritetet bëjnë me dije se tre persona janë transportuar në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat