Gjashtë persona kanë humbur jetën sot në një përplasje në ajër të dy helikopterëve mbi Rio de Janeiro.
Aksidenti ndodhi në lagjen jugperëndimore Recreio dos Bandeirantes, raportojnë mediat lokale.
Sipas informacioneve të disponueshme, në njërën nga mjetet fluturuese ndodheshin piloti dhe katër pasagjerë, ndërsa në tjetrin vetëm piloti.
Zëdhënësi i njësisë së zjarrfikësve të Rio de Janeiros ka konfirmuar se nuk ka të mbijetuar në aksident.
NEW: Six people have died after 2 helicopters collide mid-air in Recreio dos Bandeirantes, Southwest of Rio de Janeiro.
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) June 14, 2026
The Fire Department was called at 8:59 am to the accident. One helicopter crashed on the grounds of an abandoned church and the other exploded when it hit the… pic.twitter.com/KjRbsWYHyJ
Njëri nga helikopterët u rrëzua dhe shpërtheu pranë një parkingu me automjete elektrike, gjë që shkaktoi edhe shpërthime dytësore, ndërsa kolona e tymit ishte e dukshme nga kilometra larg.
Mjeti tjetër fluturues, gjatë rrëzimit, u përmbys por nuk u përfshi nga zjarri. Mbetjet e rrënojave u shpërndanë në një rreze prej të paktën 100 metrash, ndërsa pjesë të trupit të helikopterit ranë edhe në tarracat e ndërtesave përreth.
Ndryshe, autoritet braziliane kanë nisur hetimet për të zbuluar aryset e rrëzimit të helikopterit.