Rikthehen maskat në New York, Chicago e Detroit - tymi mbulon qytetet amerikane

Amerika

Rikthehen maskat në New York, Chicago e Detroit - tymi mbulon qytetet amerikane

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 19:59
Ilustrim

Qytetet amerikane Detroit, Chicago dhe Uashington sot kanë ndër nivelet më të këqija të cilësisë së ajrit në botë, ndërsa New Yorku renditet në vendin e katërt për ndotjen e ajrit. Qytetarët vendosin maska si në kohën e pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave të platformës për monitorimin e cilësisë së ajrit IQAir, indeksi i ndotjes ka arritur nivele alarmante: në Detroit është regjistruar niveli 435, në Chicago 330, ndërsa në Uashington 242, që konsiderohen nivele shumë të rrezikshme për shëndetin.

Zjarri i madh në Kanada rrethon trenin, drejtuesi filmon kalimin mes flakëve

Në krahasim, qytete të njohura për ndotjen e ajrit si Jakarta, New Delhi dhe Pekini sot kanë pasur një cilësi më të mirë të ajrit.

Një shtresë e dendur tymi gri ka mbuluar shumë qytete në verilindje të Shteteve të Bashkuara, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë.

Nga Arlingtoni në Virginia, ku zakonisht shihet qartë panorama e Uashingtonit, sot mezi dallohen monumente si Memoriali i Linkolnit dhe Monumenti i Uashingtonit.

Banorët kanë raportuar edhe një erë të pazakontë në ajër, ndërsa autoritetet kanë aktivizuar alarmin vjollcë, që tregon ajër shumë të dëmshëm për shëndetin.

Situatë e ngjashme është raportuar edhe në New York, Boston dhe Chicago. Banorët kanë thënë se ndjejnë erë dhe shije tymi, ndërsa autoritetet kanë këshilluar shmangien e aktiviteteve në ambiente të hapura për shkak të grimcave të rrezikshme në ajër.

Burimi i tymit janë zjarret e mëdha pyjore që po përfshijnë provincat kanadeze Ontario dhe Quebec, si dhe shtetin amerikan Minnesota.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në zgjerimin e zonave të prekura nga zjarret. Thatësira ka bërë që toka dhe bimësia të digjen më lehtë, duke shkaktuar zjarre më të shpeshta dhe më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat