SHBA i ofrojnë Kolumbisë 1 miliard dollarë ndihmë për sigurinë, DASH: Paketa synon forcimin e bashkëpunimit

Amerika

SHBA i ofrojnë Kolumbisë 1 miliard dollarë ndihmë për sigurinë, DASH: Paketa synon forcimin e bashkëpunimit

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 08:28
Abelardo de la Espriella

Në ditën e betimit të presidentit të ri të Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se planifikojnë t’i ofrojnë qeverisë së re një paketë ndihme prej 1 miliard dollarësh për çështjet e sigurisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se paketa synon të mbështesë qeverinë e presidentit De la Espriella në përmbushjen e objektivave të përbashkëta mes dy vendeve.

Në njoftimin e tij, Departamenti i Shtetit thekson “rigjallërimin” e marrëdhënieve SHBA-Kolumbi dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

Presidenti 48-vjeçar Abelardo de la Espriella gëzoi mbështetjen e Trump gjatë fushatës presidenciale në Kolumbi.

De la Espriella është zotuar se do të qeverisë “me dorë të hekurt”, duke premtuar intensifikimin e operacioneve kundër grupeve guerrilase dhe karteleve të drogës që veprojnë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat