Makina-bombë shpërthen në Kolumbi, goditet pika e pagesës/ Dy roje plagosen, sulmi një ditë pas betimit të presidentit të ri

Amerika

Makina-bombë shpërthen në Kolumbi, goditet pika e pagesës/ Dy roje plagosen, sulmi një ditë pas betimit të presidentit të ri

Më: 9 gusht 2026 Në ora: 13:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Makina-bombë shpërthen në Kolumbi, goditet pika e pagesës/ Dy roje plagosen, sulmi një ditë pas betimit të presidentit të ri

Një makinë-bombë ka shpërthyer në një pikë pagese në Autostradën Pan-Amerikane, në departamentin e Cauca-s, në jugperëndim të Kolumbisë.

Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe riktheu në vëmendje aktivitetin e grupeve të armatosura në vend.

Dy roje sigurie kanë pësuar lëndime të lehta nga shpërthimi. Sipas një dëshmitari, një person la automjetin në pikën e pagesës dhe u largua nga zona me motoçikletë pak para shpërthimit.

Ushtria kolumbiane dyshon se pas sulmit qëndrojnë fraksione të shkëputura nga ish-grupi rebel FARC. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësit dhe motivet e sulmit.

Ngjarja ndodhi vetëm një ditë pas betimit të presidentit të ri të Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, i cili gjatë fushatës premtoi një goditje ndaj grupeve të armatosura dhe luftën kundër narkoterrorizmit.

Ministrja e Transportit, Elsa Noguera, u shpreh se qeveria nuk do të lejojë sulmet ndaj infrastrukturës që lidh rajonet e vendit. Ajo iu referua edhe fjalimit inaugurues të presidentit, duke paralajmëruar rikthimin e kontrollit të territorit dhe forcimin e sigurisë.

Sulmi në Cauca vjen në një kohë kur fraksione të ish-FARC dhe organizata të tjera të armatosura vazhdojnë të jenë aktive në disa zona të Kolumbisë. Autoritetet pritet të përqendrojnë hetimet te grupet që veprojnë në këtë rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat