Tragjedi në Pensilvani: Nëntë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri, mes viktimave edhe fëmijë

Amerika

Tragjedi në Pensilvani: Nëntë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri, mes viktimave edhe fëmijë

Nga: A.M. Më: 10 tetor 2026 Në ora: 17:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nëntë persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Erie, në shtetin e Pensilvanisë, në SHBA. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë përfunduar me vetëvrasjen e autorit të dyshuar. Raportohet se në mesin e viktimave janë një grua shtatzënë dhe disa fëmijë, shkruan New York Post, transmeton “Bota sot”.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten pasdite në rrugën Perry Street, ku policia u angazhua rreth orës 17:00, pas marrjes së njoftimeve për të shtëna me armë zjarri në një banesë familjare. Sipas raportimeve fillestare, i dyshuari dyshohet se ka hapur zjarr brenda shtëpisë, duke vrarë disa persona, përfshirë edhe dy fëmijë.

Ndërkohë, dy gra u gjetën të vdekura në rrugë, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Pas sulmit, i dyshuari dyshohet se është mbyllur brenda banesës, çka bëri që në vendngjarje të thirrej edhe njësia speciale SWAT.

Gjatë ndërhyrjes policore u dëgjuan të shtëna të tjera, ndërsa situata u përshkallëzua në një përballje mes të dyshuarit dhe forcave të rendit. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimave dhe motivin e mundshëm të sulmit pritet të bëhen të ditura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat