Michael Jordan reagon për problemet sociale në SHBA: ‘Nuk mundem më të qëndroj i heshtur’

Amerika

Michael Jordan reagon për problemet sociale në SHBA: ‘Nuk mundem më të qëndroj i heshtur’

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 14:57
Michael Jordan

Përmes një letre të hapur, legjenda e basketbollit Michael Jordan, ka dënuar një sërë problemesh që e kanë karakterizuar së fundmi shoqërinë amerikane, duke shprehur keqardhje për vrasjet e personave me ngjyrë nga ana e oficerëve të policisë si dhe anasjelltas. Jordan nënvizoi se kjo sjellje është absurde dhe se të gjithë duhet të reflektojnë për t’a bërë Amerikën një vend më të mirë përjetuar.

Legjenda e gjallë e basketbollit, Michael Jordan, ka reaguar për problemet sociale në shoqërinë amerikane perms një letre të hapur të cilën e titulloi: ‘Nuk mundem më të qëndroj i heshtur’. 6 herë kampioni i NBA ka dënuar dhunën në përgjithësi, duke e vënë theksin tek vrasjet e personave me ngjyrë nga ana e oficerëve të policisë, si dhe anasjelltas.

“Si një amerikan krenar, si një baba që humbi të atin e tij në një akt të pakuptimtë dhune dhe si një person me ngjyrë, kam qënë vazhdimisht i shqetësuar për vrasjet e afro-amerikanëve nga forcat e rendit. Gjithashtu, jam i inatosur me vrasjet në mënyrë frikacake të mbushura me urrejtje të oficerëve të policisë. Unë sot jam i brengosur me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, pasi e njoh këtë dhimbje shumë mirë”

Më tej Xhordan thekson se shoqëria amerikane duhet të braktisë dhunën e urrejtjen si dhe të përqafojë edukimin.

“Problemet me të cilat përballemi sot nuk u krijuan natëne shkuar dhe nuk do të zgjidhen neser. Megjithatë, unë bësoj se nëse punojmë së bashku, ne mund të kemi mirëkuptim, mund të shohim një ndryshim pozitiv dhe mund të krijojmë një botë më të mirë, për veten tonë, për fëmijët, për familjet dhe komunitetin tonë”

Xhordan njoftoi gjithashtu se kishte dhuruar nga një milionë dollarë për dy organizata të cilat janë Instituti për marëdhëniet Komunitet Polici si dhe për Fondacionin e Mbrojtjes Ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat