Trump mbështet rizgjedhjet e Ryan dhe McCain

Amerika

Trump mbështet rizgjedhjet e Ryan dhe McCain

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 12:49
Donald Trump

Pasi e kishte refuzuar fillimisht mbështetjen e tij, kandidati republikan për president, Donald Trump gjatë një fjalimi dje në Green Bay, miratoi rikandidimin e shefit të Dhomës së Përfaqësuesve,  Paul Ryan dhe senatorit të Arizonës, John McCain në postet që mbajnë aktualisht.

“Krah për krah, ne do të shpëtojmë vendin nga katastrofa e Obama-Klinton”, tha Trump.   Më parë, Trump ka deklaruar se nuk ishte i gatshëm të miratonte qëndrimin e këtyre kongresmenëve në postet që mbajnë aktualisht.

Fillimisht Ryan ka hezituar në mbështetjen e fushatës presidenciale të Trump, ndërsa McCain ka qenë kritik i Trumpit.

Republikanët shpresojnë të bashkohen rreth një qëllimi të përbashkët, fitoren mbi Hillary Klintonin në zgjedhjet e nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat