Gjenden të vdekur në SHBA 5 persona, anëtarë të një familje

Amerika

Gjenden të vdekur në SHBA 5 persona, anëtarë të një familje

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 13:29
Familja

Një familje me 5 anëtarë janë gjetur të vdekur në Pensilvani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy prindërit dhe tre fëmijët u gjetën në banesën e tyre me shenja plumbash në trup. Nuk dihet nëse ëshët vrasje apo vetëvrasje dhe as shkaku u i kësaj tragjedie. 

Pesë perosna janë gjetur të vdekur në juglindje të Pensilvanisë në atë që paraprakisht duket si një vrasje vetvrasje. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale të cilat citojnë autoritet policore.

Pesë anëtarët e familjes, dy prindërit dhe tre fëmijët, u gjëtën pa jetë me shenjat e plumbave në trup në  banesën e tyre në Sinking Spring,  rreth 100 kilometër nga kryeqyteti Harrisburg, raporton gazeta Reading Eagle në faqen e saj të internetit.

Viktimat u zbuluan të shtunën në mbrëmje, pasi hetuesit mbërritën në vendin e ngjarjes me urdhër për të kontolluar shtëpinë. Arsyeja e lëshimit të urdhrit nuk është bërë e ditur nga autoritet vendase.

Mosha e viktimave nuk është bërë ende e ditur, por familja u bë njohur mediatikisht në vitin 2014, pasi një prej fëmijëve, vetëm 5 muajsh kishte kryer një transplant zemre.  Autoritet ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po hetojnë provat, me qëllim gjetjes së shkaqeve që kanë cuar në këtë tragjedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat