A është kjo prova se Hillary Clinton po përdor një sozi?

Amerika

A është kjo prova se Hillary Clinton po përdor një sozi?

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 22:37
Hillary Clinton

Teoricienët konspirativë pretendojnë se Hillary Clinton po përdor një sozi pasi i ra të fikët gjatë përkujtimores së 11 shtatorit të dielën.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të shpërndajnë foto krahasuese të kandidates demokrate për të treguar “ndryshimet fizike” me Clintonin që u pa të dilte nga dera e shtëpisë së vajzës së saj Chelsea Clinton pas episodit mjekësor.

Video e Clintonit që humbiste ndjenjat teksa përpiqej të hipte në një furgon pasi vizitoi Memorialin Kombëtar të 11 Shtatorit në Nju Jork ngjalli shumë shqetësime lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

68-vjeçarja, e cila më pas bëri të ditur se vuan nga pneumonia, këmbënguli se asaj nuk i ra të fikët por thjesht u ndje e dobët dhe qëndroi në vend.

Ajo tha se pasi u ul me ajër të kondicionuar dhe piu një gotë ujë, nisi të ndihej menjëherë më mirë dhe u ndje aq mirë sa që shkoi për të vizituar vajzën e saj Chelsea dhe mbesat e saj.

Megjithatë, kritikët thonë se gruaja që doli nga shtëpia e Chelsea-s ishte dikush tjetër që i ngjante dhe jo Hillary e vërtetë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat