Guvernatori Cuomo: Shpërthimi në New Jork është akt terrorist

Amerika

Guvernatori Cuomo: Shpërthimi në New Jork është akt terrorist

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 18:39
Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo

Guverantori i shtetit të New Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë se indikacionet e para të shpërthimit që ndodhi në një qark të qytetit të Nju Jorkut, nuk tregojnë për lidhje me terrorizmin ndërkombëtare.

“Në këtë kohë nuk kemi prova që tregojnë se ky incident është i lidhur me terrorizmin ndërkombëtar por ne jemi akoma në fazën e parë të hetimit”, ka thënë Cuomo.

Ai u ka thënë gazetarëve se “jemi shumë me fat që nuk kemi pasur viktima nga ky shpërthim”.

“Kushdo që ka vendosur ato bomba do të sillet para drejtësisë”, ka thënë ai.

Cuomo ka thënë se ndonëse nuk kanë prova pë lidhje të mundshme me terrorizëm ndërkombëtar,“vendosja e bombave është akt terrorist”.

Shumica e 29 të lënduarve kanë pësuar lëndime të lehta dhe sipas autoriteteve amerikane të gjithë janë lëshuar nga spitali.

Shkaku i shpërthimit të së shtunës në Chelsea

Në Chelsea të New York-ut, në orën 21:00 sipas kohës lokale ndodhi një shpërthim. Autoritet më pas, në të njëjtën zonë gjetën edhe një mjet tjetër shpërthyes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat