Shpërthimi që tronditi New Yorkun, shihni reagimin e kalimtarëve (+16)

Amerika

Shpërthimi që tronditi New Yorkun, shihni reagimin e kalimtarëve (+16)

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 10:34
Pamje nga video

Të paktën 29 persona janë plagosur nga një shpërthim në një qark të qytetit të New York-ut, për të cilën thuhet se ende nuk dihet autori dhe shkaku.

Ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje të cilat thuhet se shfaqin momentin e shpërthimit, ikjen e kalimtarëve, si dhe të lënduarit.

Sipas autoriteteve, shpërthimi është i “qëllimshëm” por se ende nuk ka informacione rreth asaj nëse ai mund të ketë lidhje me terrorizmin.

Sipas medieve të huaja, asnjëri nga 29 personat e lënduar nuk është në rrezik për jetë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:00 sipas kohës lokale. Dëshmitarët kanë thënë se pas shpërthimit, njerëzit kanë filluar që të ikin në të gjitha drejtimet, raporton BBC.

Raporte ende të pakonfirmuara thonë se mjeti shpërthyer ishte futur në një kosh.

Disa blloqe në New York, tashmë janë mbyllur nga policia.

Chelsea është njëri prej zonave më në modë në Manhattan, ku ka bare dhe restorante dhe zakonisht kjo zonë është e mbushur me njerëz gjatë fundjavës.

Raportet zyrtare kanë bërë të ditur se bomba që shpërtheu në New York dhe një pajisje tjetër, e cila ishte gjetur në afërsi të shpërthimit, ishin tenxhere me presion të mbushura me mjete të forta.

Sipas Policisë, ato janë të ngjashme me bombat që ishin përdorur në maratonën e Bostonit, në vitin 2013. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat