Një kandidat lokal vritet pas sulmit në një takim elektoral në San Paulo

Amerika

Një kandidat lokal vritet pas sulmit në një takim elektoral në San Paulo

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 09:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kandidati për kryetar komune, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe truproja e tij u vranë si dhe një zëvendësguvernator u plagos dje në një sulm të armatosur në një tubim zgjedhor në qytetin brazilian të Itumbiaras, thanë zyrtarët.

Sulmuesi hapi zjarr në një takim elektoral në Itumbiara, në jugperëndim të kryeqytetit Brazilia, para se të qëllohej për vdekje nga rojat e sigurisë.

Sulmuesi, motivi i të cilit mbetet ende i paqartë, më vonë u identifikua si një zyrtar i qeverisë komunale të Itumbiaras.

Brazilianët do të votojnë të dielën në zgjedhjet lokale, që konsiderohen të jenë një test i popullaritetit të presidentit të ri të vendit, Michel Temer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat