Trump sulmon Ryanin : Nuk e dua mbështetjen e tij

Amerika

Trump sulmon Ryanin : Nuk e dua mbështetjen e tij

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 17:19
Paul Ryan- Donald Trump

Në një intervistë, i nominuari republikan për president të SHBA, thotë se ai nuk e do dhe se nuk është i interesuar për mbështetjen e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, duke e sulmuar atë vazhdimisht.

"Nuk e dua mbështetjen e tij" tha Trump për Fox News."Nuk më intereson mbështetja e tij. Çfarë unë dua është që unë të fitoj për popullin."

Komentet e Trumpit vinë pas disa postimeve në Twitter, të martën, ku pas braktisjes nga Ryan, ai akuzoi lidershipin e partisë Republikane për dëmtimin e fushatës së tij.

Donald Trump: "Prangat më janë hequr. Është shumë mirë që prangat më janë hequr, dhe se tani mund të luftoj për Amerikën ashtu si dua unë," ka shkruar Trump në Twitter. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat