Trump çalon në joshjen e popullsisë me ngjyrë

Amerika

Trump çalon në joshjen e popullsisë me ngjyrë

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 15:34
Donald Trump

Donald Trump ka premtuar të sjellë rendin dhe sigurinë nëse zgjidhet president i SHBA-së, një diskurs me nënkuptime raciste për shumë persona me ngjyrë që ai përpiqet t’i joshë.

Në premtimin e tij për të luftuar kundër pasigurisë, kandidati republikan në Shtëpinë e Bardhë ka shënjestruar në veçanti Çikagon, që është duke u përballur me një dhunë spektakolare ku janë regjistruar 549 vrasje që prej muajit janar, më shumë se sa në Nju Jork dhe Los Anxhelos bashkë.

Më shumë se 3 400 persona janë plagosur me plumb në të njëjtën periudhë, sipas gazetës “Chicago Tribune”.

“Kur kemi 3 000 persona të prekur nga plumba dhe kaq shumë të vdekur, është më keq se në afganistan apo vendet që janë në luftë”, theksoi Donald Trump në shtator, duke bërë thirrje për të rikthyer kontrollet e papritura në qytetin e tretë më të madh të SHBA-së.

Kjo teknikë autorizon policinë të kontrollojë një individ në rrugë ndonëse ai nuk ka kryer një shkelje, për të verifikuar që nuk është i armatosur, u hodh poshtë nga drejtësia, duke e gjykuar diskriminuese kundër popullsisë me ngjyrë dhe minoriteteve të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat