Sulm në SHBA: 2 të vrarë, 4 të plagosur

Amerika

Sulm në SHBA: 2 të vrarë, 4 të plagosur

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 16:25
Foto

Dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një incident me të shtëna në Maryland të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Policisë në Maryland ka thënë se oficerët e policisë i kanë gjetur gjashtë persona në bllokun “6800” në rrugën “Walker Mill Road”, rreth orës 2:45 të mëngjesit.

Ai shtoi se dy nga viktimat janë deklaruar të vdekura.

Policia ende nuk e ka arrestuar askënd, e as nuk ka treguar për gjendjen e të plagosurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat