Schulz pas fitores së Trump: Do të jetë më vështirë se më parë

Amerika

Schulz pas fitores së Trump: Do të jetë më vështirë se më parë

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 10:13
Martin Shulc

Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shulc, sot deklaroi se BE-ja do ta ketë më të vështirë me Donald Tramp, i cili sot në mëngjes u zgjodh për president të ri të SHBA-së. sesa me administratat paraprake amerikane.

"Do të jetë më vështirë, më vështirë sesa me administratat paraprake, por ai është zgjedhur për president të zgjedhjeve të lira", tha Schulz për radion "Evropa1".

“Duhet ta respektojmë presidentin e ardhshëm të SHBA-së. Shpresoj se do të gjejmë mënyrë të bashkëpunojmë”, porositi Schulz.

Trump është zgjedhur për president të 45-të të SHBA-së dje ai e ndërpreu qeverisjen tetëvjeçare të demokratëve në Shtëpinë e Bardhë, theksojnë mediat britanike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat