New Yorku, drejt "rrëmujave" pas "Presidentit të zgjedhur Donald Trump"

Amerika

New Yorku, drejt "rrëmujave" pas "Presidentit të zgjedhur Donald Trump"

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 21 nëntor 2016 Në ora: 16:02
Foto

Globalistët,"Të pushtojmë Wall Street", homosksualët, dhe organizata Soriste, të majtët, "Moving.org", po mbushin çdo ditë e me shumë murin e një stacion metroje, me grafite, dhe letra me shënime kundra "Presidentit të zgjedhur" Donald Trump

 Drejtuesit e lëvizjes “Të pushtojmë Uall Streetin”, thuhet se kanë marrë përsipër organizmin e protestave në New York, kundër Presidetit të sapo zgjedhur Donald Trump, në qytetin e New Yorkut, qytetin ku kjo lëvizje ka qendrën e saj dhe mendohet se është e fuqishme.

Kësaj organizatë e konsideruar anarkiste, sipas shtypit lokal i janë bashkëngjitur edhe organizatat e tjera, si ato Globalistët, Feministët, Homosksualët, dhe organizata Soriste të majtët, socialistët amerikan, siç e quajnë ata veten "Moving.org", dhe ato anti luftë, emigracionit, e tjera.

Presidenti i sapo zgjedhur Donald Trump, i cili ka folur mbas zgjedhjes së tij për këto protesta, anembanë vendit, i ka ironizuar ato, duke thënë se :" Kush thotë se unë - nuk do të hap vende pune, pa shkuar në Shtëpinë e Bardhë, kam hapur mijëra vende pune, me 15 dollarë orën".

Zoti Trump e bëri këtë dekleratë, mbasi si tha ai "Globalistët,"Të pushtojmë Wall Street", homosksualët, dhe organizata soriste e majte "Moving.org"," janë duke paguar studentë dhe të rinjë e të reja nga 15 dollarë ora, që ata të marrin pjesë në këto protesta, megjithëse, protestuesit janë ndaluar dhe janë përleshur me forcat e rendit në disa qytet kryesore në SHBA.  

Rreth 1.500, të rinj dhe të reja, anëtarë të organizatave të, sipër cituara thonë se ata janë duke protestuar të zemëruar, ndërsa, për të shprehur indinjatën e tyre pas zgjdhjes së Donald Trump si presidenti i 45 i SHBA, në qendër të metropolit të botës në Neë York,satcionit të famshëm 14 Street, ata kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë deri tani, në këtë mënyrë protestuese. 

Edhe, megjithëse, autoritetet lokale, forcat e ruajtjes së rendit, kanë bërë thirrje që të mos shkruajnë grafite, dhe të vendosin, ngjisin letra në muret e metrosë, dhe u kanë thënë, protestuesve se po shkelin rregullat e ruajtjes së mjedisit, por ata "nuk po pyesin".

Autoritetet e Metrosë, NYC - Metro, thonë se stacioni i trenit më i madh në qytet,  duhet të pastrohet për çdo ditë, për arsye higjenike, por edhe për arsye sigurie për shkak të defekteve të shumta, rrezikut të zjarrit por dhe  abuzimeve seksuale, ku disa të rinj janë të "shfrenuar" në emocione dhe epshet e tyre seksuale. 

Ndërkohë, që organizatorët shihen duke ofruar letra-ngjitse, lapsa dhe penela me boja në një tavolinë, e vendosur në hyrje të stacionit të metrosë 14 street. 

Policia dhe autoritet thanë, dje se edhe udhëtarët janë të brengosur për të shprehur zemërim, sepse po krijohet konfuzion, ngase nuk janë të gjithë nju-jorkezët, kundra, por ka edhe prej tyre, që janë në mbrojtje të "Presidentit të zgjedhur Donald Trump." dhe votës së tyre.

Bile kundërshtar i protestave, tha se duhet të respektojmë neutralitetin - kur vjen në pyetje në lidhje me votën e e çdo njërit. 

I rrethuar nga gazetarët ai tha se: "Por unë mendoj se shumica e tyre, janë anakirstë, golablista dhe mjatistë. Ata nuk janë për mbajtjen komunitetit tonë së bashku, ata janë për të  krijuar situata të tilla në qytet, a duan vetëm protesta dhe rrëmujë në qytetin tonë. ", tha një njujorkez që thërriste me të madhe unë jamë për: "Presidentit të zgjedhur Donald Trump.- Goo -Goo! Trump in Wihte House "

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat