Donald Trump takohet me Kanye West: Biseduam për jetën

Amerika

Donald Trump takohet me Kanye West: Biseduam për jetën

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 16:40
Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump dhe reperi i njohur Kanye West

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump dhe reperi i njohur Kanye West janë takuar sot në “Trump Tower” në Nju Jork.

West kishte shprehur mbështetjen për republikanin Trump edhe më herët gjatë fushatës zgjedhore.

Në mediat amerikane pati spekulime se Trump dhe West biseduan për organizimin e një koncerti më 20 janar 2017, dita kur Donald Trump do të marrë zyrtarisht detyrën si President i SHBA.

Megjithatë, pas takimit, Trump u tha gazetarëve se West “është njeri i mirë. Jemi shok prej disa vitesh”, dhe shtoi se të dy biseduan për “jetën”.

Ndërsa Kanye West preferoi të mos jepte sqarime, por pranoi të bënte një foto me Presidentin e ri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat