‘Është kaq e trishtuar’, Trump reagon për Alepon dhe premton një zgjidhje 'reale'

Amerika

‘Është kaq e trishtuar’, Trump reagon për Alepon dhe premton një zgjidhje 'reale'

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 13:22
Presidenti i zgjedhur Donald Trump

Presidenti i zgjedhur Donald  Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë "zona të sigurta" në Siri, reagimi i tij i parë në një situatë lufte, pas zgjedhjes si lideri i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë .

"Ajo që po ndodh në Siri, është kaq e trishtuar - tha ai gjatë një tubimi - "Është kaq e trishtuar dhe ne do t’i ndihmojmë njerëzit atje. Ne do të ndërtojmë dhe do ndihmojmë në projektimin e zonave të sigurta në Siri, në mënyrë njerëzit do të kenë një shans për të jetuar. "

Trump kishte folur edhe gjatë fushatës në lidhje me ndërtimin e zonave të sigurta  por kjo është hera e parë që e përsërit këtë propozim pas zgjedhjes si president. Disa analistë dhe komandantë ushtarakë kanë paralajmëruar se kjo do të ishte një  nismë e rëndësishme dhe potencialisht e rrezikshme në një fushëbetejë komplekse mbi të cilën aeroplanët rusë janë pothuajse gjithmonë të pranishëm.

Deklarata e tij erdhi para se të ndërpritej evakuimi në Alepo nga qeveria siriane e Bashar al-Assad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat