Trump emëron drejtorin e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë

Amerika

Trump emëron drejtorin e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 00:31
Mick Mulvaney

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi kongresmenin republikan Mick Mulvaney si drejtor buxheti të Shtëpisë së Bardhë, një sinjal se zoti Trump ka në plan të shkurtojë shpenzimet federale, megjithë premtimet për të shtuar shpenzimet për ushtrinë dhe për të rindërtuar infrastrukturën e vendit.

Mulvaney ka pikëpamje konservatore dhe ai njihet si një mbështetës i shkurtimeve federale në Kongres.

Përmes një deklarate që bëri të shtunën, zoti Trump tha se “Aktualisht borxhi ynë është 20 trilionë dollarë, por Mick është një person me aftësi drejtuese dhe shumë energjik dhe ai do të dijë t’i menaxhojë me përgjegjësi financat e vendit tonë”, – tha zoti Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat