Trump reagon për sulmin në Berlin: Kur do të fillojë bota të mbrojë veten?

Amerika

Trump reagon për sulmin në Berlin: Kur do të fillojë bota të mbrojë veten?

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 11:02
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump tha në Twitter se komentet që thuhet se janë bërë në një video nga sulmuesi i attentatit të Berlinit përbëjnë një kërcënim të pastër fetar.

“Terroristi, i cili vrau shumë njerëz në Gjermani, deklaroi se ‘me vullnetin e Zotit do t’ju therim, ju betohem, ne do t’ju therim”, shkruan presidenti i zgjedhur amerikan, Trump në Twitter.

“Ky është një kërcënim i pastër fetar, që u kthye në realitet. Kur do të nisë SHBA-ja dhe të gjitha vendet, të mbrojnë veten?”, pyet Trump. Këto deklarata presidenti i zgjedhur amerikan i bëri ndaj atentatorit të sulmit me kamion në një treg Krishtlindjesh në Berlin, që shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat