Shërbimet e sigurisë të SHBA-së përgatiten për protesta masive në ditën e inaugurimit të Trumpit

Amerika

Shërbimet e sigurisë të SHBA-së përgatiten për protesta masive në ditën e inaugurimit të Trumpit

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 10:06
Donald Trump

Garantimi i sigurisë në ditën e marrjes së detyrës nga Donald Trump si president i SHBA-së mund të vlerësohet si detyra më e ndërlikuar në historinë bashkëkohore, shkruan gazeta New York Times.

Mbi 30 agjenci shtetërore do të angazhohen për sigurinë gjatë inaugurimit më 20 janar, kur pritet në Washington të mblidhen një numër i madh i ithtarëve, por edhe një milion mbështetës të Trumpit.

Agjencitë druajnë për shkak rrezikut nga konfrontimi mes grupeve të amerikanëve, të cilët ende janë thellë të ndarë pas zgjedhjeve, në momentin kur miliona njerëz në botë e ndjekin atë që ndodh në Washington.

Mbi 3.200 policë nga mbarë vendi dhe rreth tetë mijë anëtarë të Gardës Kombëtare do të sistemohen që të ndihmojnë në kontrollin e lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve transportuese në qytet.

Edhe pesë mijë ushtarë do të angazhohen të ofrojnë ndihmë për garantimin e sigurisë, shton gazeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat