Trump kundër Obamës mbron Putinin: E dija prej kohësh, ai është shumë i mençur

Amerika

Trump kundër Obamës mbron Putinin: E dija prej kohësh, ai është shumë i mençur

Nga: Fitim Dika Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 22:22
Trump

Pas dëbimit të 35 diplomatëve rusë nga SHBA me miratimin e presidentit në largim, Barack Obama, kolegu i tij rus nuk i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë për largimin e diplomatëve amerikane nga Rusia, shkruan botasot.info.

Ky vendim i presidentit rus, Vladimir Putin, duket se e ka ekzaltuar presidentin e zgjedhur Donald Trump, që e ka vlerësua shumë të mençur në një postim në Twitter.

Image

“Ky është një hap i madh. Unë e dija prej kohësh se ai është shumë i mençur”, shkruan Donald Trump për refuzimin e Vladimir Putinit në lidhje me dëbimin e diplomatëve amrikanë.

Hakerët rusë janë akuzuar se kanë ndikuar në fushatën për garat presidenciale në SHBA, ku e kanë favorizuar kandidatin republikan kundrejt kandidates demokrate, Hillary Clinton./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat