Pentagoni thotë se ka vrarë 15 militantë të ish Frontit Al Nusra

Amerika

Pentagoni thotë se ka vrarë 15 militantë të ish Frontit Al Nusra

Më: 6 janar 2017 Në ora: 08:46
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë vrarë rreth 20 militantë të Al Kaidës gjatë kësaj jave përmes sulmeve ajrore në Sirinë veriperëndimore, njofton Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Aeroplanët e SHBA-së kanë kryer dy sulme ajrore në krahinën Idlib, njofton Pentagoni.

Një sulm ajror më 1 janar ka pasur cak dy automjete ku janë vrarë pesë militantë të Al Kaidës, thuhet në këtë njoftim, derisa sulmi ajror më 3 janar, ka vrarë 15 militantë të tjerë dhe ka shkatërruar gjashtë automjete të tyre.

Burimet vendore thonë se aulmet ajrore e kanë pasur cak Frontin Fatel al Sham, i njohur më parë me emrin, Fronti Al Nusra, një nga grupet e Al Kaidës të cilën Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë organizatë terroriste.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë më 3 janar se një sulm ajror ndaj shtabit qëndror të Fateh al Shamit në Idlib ka vrarë së paku 25 militantë.

Liderët e Al Kaidës “kanë udhëhequr operacionet terroriste nga ky lokacion” ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

“Ne nuk do të lejojmë Al Kaidën të rrisë kapacitetet me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj Shteteve të Bashkuara apo aleatëve të saj nëpër botë”, ka thënë më tej ai.

Fateh al Sham është përjashtuar nga armëpushimi aktual në Siri për shkak të statusit të saj si organizatë terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat