Zbulohet se kush ishte sulmuesi i aeroportit në Florida

Amerika

Zbulohet se kush ishte sulmuesi i aeroportit në Florida

Më: 7 janar 2017 Në ora: 07:58
Esteban Santiago

Policia në Florida kanë marrë në pyetje personin e armatosur i cili dyshohet se ka vrarë 5 njerëz dhe ka plagosur 8 në aeroportin “Fort Lauderdale” të Floridas.

I dyshuari është identifikuar nga policia si 26 vjeçar, Esteban Santiago, një veteran i luftës në Irak, shkruan BBC.

Zyrtarët thonë se nuk kanë përjashtuar mundësinë se ai kishte motiv për terrorizëm.

Mediat amerikane thonë se njeriu mund të ketë qenë i shqetësuar mendërisht. Ai thuhet se kishte thënë se qeveria po e kontrollon mendjen e tij, dhe se e bëri atë të shikojë video të xhihadistëve.

Sulmuesi hapi zjarr në zonën e bagazheve në Terminalin 2 të këtij aeroporti.

Pas sulmit me armë, ai u dorëzua në polici.

I dyshuari, kishte të veshur një bluzë më mbi shkrimin “Star Wars”, bluzë kjo e një filmi të famshëm, dhe thuhet se ka udhëtuar nga Alaska për në Florida.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat