Drejtori i CIA-s: Trump nuk e kupton Rusinë

Amerika

Drejtori i CIA-s: Trump nuk e kupton Rusinë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 18:23
Donald Trump

Drejtori në largim i CIA-s John Brennan, thotë se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, nuk e kupton Rusinë, dhe ka dënuar mënyrën e tij të komunikimit, duke përfshirë atë përmes rrjetit social twitter.

Brennan e ka cilësuar si të ‘egër’ krahasimin që bëri Trump për komunitetin e inteligjencës amerikane  me atë të Gjermanisë naziste.

"Spontaniteti nuk është diçka që mbron interesat e sigurisë kombëtare," tha Brennan, për Sky News.

"Dhe kështu, pra kur flet ose kur reagon, le të sigurohemi që e ka kuptuar  të paktën se implikimet dhe ndikimi në Shtetet e Bashkuara mund të jetë i thellë”, ka shtuar ai.    

Trump ka shprehur hapur admirimin për Vladimir Putin.

Ai ka lënë të kuptohet se mund t’i heqë sanksionet e vëna ndaj Rusisë për sulmet e supozuara kibernetike, nëse Moska ndihmon për të luftuar grupet xhihadiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat